Ambasadorja Suedeze në Elbasan

0

Vitet e fundit shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur që të emigrojnë në Suedi duke e lënë Shqipërinë , për shkak të mundësive që vendi skandinav ofron. Ambasadorja suedeze në vendin tonë Elsa Håstad nga Elbasani pranon mundësitë që ofron për të rinjtë dhe jo vetëm vendlindja e saj dhe fatkeqësisht vendi ynë jo. Por teksa I referohet më së shumti të rinjve shqiptar shpreson që ata të kthehen një ditë për të investuar ne vendin e tyre, pas eksperiencës së fituar në Suedi.
Një nga projektet që ambasada suedeze mbështet prej vitesh në vendin tonë është edhe “policimi në komunitet” I cili synon parandalimin e ngjarjeve kriminale. Por duket se pavarësisht parave që “derdhen” në shqipëri kriminaliteti mbetet në shifra të larta. Për të garantuar një vend të sigurtë zyrtarja suedeze thotë se duhet të punojmë cdo ditë, natë dhe javë që ta arrijmë këtë.
Shqipëria ende nuk është pjesë e familjes Europiane, kjo për vetë faktin se vendet anëtare ende nuk kanë siguri se vendi ynë plotëson kushtet. Përtej vendeve skeptike, Znj Hastad thotë se Suedia mbështet fuqimishëm integrimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë kërkoi respektimin e ligjit dhe forcimin e sistemit gjyqësor.
Këto deklarata ambasadorja suedeze I dha gjatë një aktiviteti të përbashkët organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe ambasada Suedeze në vendin tonë. Me qëllim bashkëpunimet suedeze-shqiptare ,njohjen e kulturave dhe traditave mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu