Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar setë gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale.
“Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha ministrja.
‘GreenPass’ është e detyrueshme në shumë vende të Europës për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve por gjithashtu dhe në polici, ushtri dhe diplomatë.
Edhe punonjësit në sektorin privat, pavarësisht nëse duhet ose duan të punojnë në zyrën e tyre, të hyjnë në kompani, dyqan apo market janë të detyruar që të paraqesin certifikatën e gjelbër.