Vrasje për “nderin” e motrës! Sherri me një viktimë në Elbasan, 24-vjeçari në pranga

0

ELBASAN- Një 28-vjeçar u vra me thikë ndërsa vëllai i tij u plagos rëndë, mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një sherri të nisur për një vajzë. Pasditen e djeshme, dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçi u konfliktuan me disa persona të tjerë, ndërsa sherri përfundoi me përdorimin e thikës.

Vëllezërit mbetën të plagosur rëndë por Florenc Kovaçi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital. Ndërsa i vëllai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk ka kaluar shumë kohë, vetëm 2 orë, kur Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes, 24-vjeçarin Ardit Hida, i cili ka marrë përsipër vrasjen dhe plagosjen e të rinjëve. Mendohet se sherri mes tyre ka nisur pasi dy vëllezërit Kovaçi kishin ngacmuar motrën e 24 vjeçarit Hida.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu