Vrasja ne Elbasan, molla e sherrit nje e mitur

0

Marrë shkas nga vrasja e fundit që ndodhi në qytetin e Elbasanit ku u duk se molla e sherrit ishte një femër. Zëra të tjerë kritik flasin më shumë rreth kësaj cështjeje. Nadire Kreka pergjegjësja për mbrojtjen ndaj të miturve tregon detaje rreth të shkuarës së vajzës në qëndren e rehabilitimit. Z. Kreka e cila e ka njohur më nga afër historinë e të miturës bën me dije që ata si institucion i janë gjendur pranë asaj për tre vite dhe ky fund ishte një trishtim për këdo që ka punuar me atë rast. E mitura shumë herë ka ikur nga qëndra e rehabilitimit dhe mos pasja e një familje mbështetese ishte një indikator e këtij përfundimi.
Përgjegjësi kemi edhe ne shprehet Kreka. Por edhe jetesa e të miturës dhe problemet e mëdha që ajo ka pasë në familje kanë ndikuar shumë tek ajo.

Rasti i të miturës në fjalë njihej si një nga rastet më problematike ne qëndrën e rehabilitimit. Shumë herë ajo ishte arratisur nga aty duke mos pranuar ndihën e dhënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu