LAJM I FUNDIT/ Nis vala e shkarkimeve në Elbasan, kush është drejtoresha e parë që lëviz nga detyra

0

Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit edhe nga vetë mazhoranca janë  kritikuar  Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS. Në një situatë të tillë pas disa muaj konsultimesh PS ka reaguar dhe ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike.

Paraditen e sotme është komunikuar lëvizja nga detyra e zj.Anila Çota dhe z.Ermir Çela është emëruar Drejtor i Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan.  Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe  mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi” në Elbasan.

Emde nuk dihen arsyet përse u zëvendësua në këtë detyrë zj Anila Çota e cila ka punuar me përkushtim si rrallë kush më parë në këtë detyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu