Ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme ku është qëlluar më kallashnikov ndaj një automjeti në Astir dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona.
Ndërkohë policia e shtetit ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës, por jo vetëm.
Në rrethrotullimin e Bradasheshit është ngritur pikë postoblloku nga policia e Elbasanit, policia e rendit si dhe forcat Shqiponja, të cilët do të kontrollojnë çdo automjet i cili vjen nga kryeqytetit.