Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.
Në aksident janë përfshirë 4 makina dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të lënduarve.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.