Ndotja e ajrit në Elbasan, banorët: Tymi po na futet në shtëpi

0

Ndotja e mjedisit dhe djegia e mbeturinave vijon të mbetet problem në Shqipëri. Në Elbasan banorë të shumtë janë ankuar për shkak të mbushjes tej mase të konteinierve me mbeturina dhe djegies së tyre, duke shkaktuar tym dhe ndotje të arjit.

Banorët të pyetur nga InfowebTv, kanë kërkuar që mbeturinat të pastrohen rregullisht, si dhe të mos digjen më pa karar, pasi tymi po u futet banorëve në shtëpi.

Banorët:

“Mbeturinat këtu nuk hiqen kurrë, ky zanat është mot e jetë, zjarri vu, tymin brenda në shtëpi të familjeve. Unë e kam shtëpinë këtu dhe mund të vini po të doni të shihni sesi është tymi brenda në shtëpi. Bashkia nuk çan kokë fare se a jeton njeri këtu apo jo. Qëkur u bënë zgjedhjet këtu nuk ka ardhur njeri”, u shprehën banorët.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu