Evis Kushi në Elbasan, për uljen e numrit të studentëve që zgjedhin mësuesinë: “Fajin e kanë universitetet, nuk është shkak mesatarja!”

0

Ulja e numrit të studentëve që zgjedhin mësuesinë, Kushi i lë fajin universiteteve: Nuk është shkak mesatarja!
Nga universiteti i Elbasanit ku po merr pjesë në një aktivitet ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vendosur theksin në faktin se përgjegjësia kryesore për uljen e numrit të studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë është e universiteteve dhe e programit që ofrohet.
Sipas ministres kriteri i mesatares nuk është arsyeja kryesore e uljes së studentëve. Kushi kërkoi nga universitetet të bëjnë një analizë dhe të nxjerrin arsyet e sakta të uljes së numrit të studentëve.

Kushi: Unë nuk jam dakord që të mos ketë kriter mesatare për mësuesinë, unë i qëndroj por ka mekanizma të tjerë se si ne mund t’i nxisim të rinjtë dhe të rejat që të zgjedhin programet e mësuesisë. Pra unë nuk mendoj që arsyeja pse numri i studentëve që zgjedhin programet e mësuesisë ka rënë për shkak sepse është vendosur mesatarja, nuk mendoj se është kjo arsyeja. Arsyen duhet ta gjejmë të gjithë bashkë, të ulemi të bëjmë një analizë ku jemi, pra fillimisht ta drejtojmë gishtin nga vetja, a ofrojmë ne më të mirën, a kemi ne programet cilësore, a bëjmë ne promovim të këtyre programeve, a i kemi shfrytëzuar të gjitha kapacitete dhe mekanizmat për t nxitur të rinjtë dhe të reja për të zgjedhur programet e mësuesisë. Mesatarja është e fundit që duhet të diskutojmë. Programet e mësuesisë duhet të nxisin më të mirët.
Kushi u shpreh se gabimet e së shkuarës po i vuajnë sot në sistem. Kur nuk kishte asnjë lloj kriteri dhe në programet e mësuesisë shkonin ata që nuk fitonin të drejtë studimi në asnjë program tjetër. Sipas saj, mësuesia grumbullonte ata që mbeteshin pa të drejtë studimi nga fakultetet e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu