Shkolla jopublike “ green school” ka vijuar diten e djeshme traditen e përvitshme të panairit me ushqime lekët e së cilit u shpërndahen familjet në nevoje. Kjo është dicka që shkolla në bashkëpunim me fëmijët dhe prindërit e bën cdo vit. Produktet që ata përgatisin janë të ndryshme dhe vec ëmbëlsisë së tyre ajo që mbizotëron aty është edhe ndjenja humaniste që paraqesin të vegjlit. Vetë ata shprehen të lumtur për këtë dhe do vazhdojnë ta ndjekin këtë traditë për tu ardhur në ndihmë sa me shumë nevojtarëve.
Madje edhe prindërit shprehen mbështetës të fëmijëve të tyre në këtë nismë të marrë.
Ndersa për profesor Mustafa Kadzadej të tilla organizime nxisin tek fëmijët ndjenjën e ndëergjegjësimit dhe sensibilizimit ndaj të tjerëvë
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e arsimit evis Kushi. Ajo si një prind në këtë shkollë flet me relata tepëe pozitive për të tillë aktivitet që kanë organizuar fëmijët.