Shira rrebeshe shiu debore ne lartesi dhe erera te forta kane shoqeruar naten ne qarkun Elbasan.
Prani inertesh e guresh eshte vene re ne te gjitha akset rrugore nacionale e rurale.
Gjate nates eshte bllokuar me intervale kohe nga inertet aksi Elbasan-Rrogizhine segmenti Paper-Paulesh. Ne akset nacionale Elb-Qafthane ne Qafthane dhe Librazhd-Sterbleve ne Sterbleve ka prezence debore ne rruge, 5 deri 6 cm.
Ne bashkine Geamsh ne NJA Porocan eshte i bllokuar fshati Gjere e Holtas si dhe veshtiresi per ne qender te Porocanit,pasi ka ardhur shume perroi i Licaj.Ne Nj.A Kushove eshte bllokuar fshati Kerpice. Ne Nj.A Pishaj eshte shembur pasarela e fshatit Liras.Veshtiresi per kalim ka Bicaj, Posnovisht, Kishte.
Aktualisht sot nuk paraqet probleme Lumi Shkumbin dhe Perroi i Gurres ne Bashkine Elbasan. Furnizimi me energji elektrike paraqet probleme ne Nj.A Labinot Mal Bashkia Elbasan, Nj.A Orenje Bashkia Librazhd, Nj.A Perparim Bashkia Peqin.
Prefektja e Elbasanit, Majlinda Peza, po monitoron disa nga akset rrugore.