112 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare. Në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.
Sot 112 vite më vonë kjo shkollë vazhdon të jetë një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit në Elbasan. Plot 112 vite nga krijimi i saj dita e sotme nuk mund të kalontë pa një jehonë në këtë shkollë ku bëri bashkë figurat e politikës arsimit dhe artit. Në ish normalen apo sic quhet sot shkolla pedagogjike u organizua një koncert enkas për këtë ditë të vecantë në historinë e saj. Fjalën hapëse në këtë koncert e pati drejtori i shkollës Arjan Gani i cili falenderoi të pranishmit duke përkujtuar kështu dhe 112 vjetorin e kësaj pasurie të arsimit.
Të pranishëm në ish normalen ishin edhe Ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi dhe kryetari i bashkise Gledian Llatja. Ministrja Kushi foli mbi vlerën e madhe të arsimit dhe kësaj shkolle në historinë e qytetit tomë. Ndërsa kryetari Llatja foli për investimet në këtë shkollë dhe i uroj të gjithë të pranishmëve këtë përkujtim të vëcantë.
Ajo që kishte më tepër emocione dukej prefektja e qarkut Majlinda peza. Ajo tregoi që pikërisht në këtë shkollë ka mësuar abetaren dhe shkronjat e para.
Deputetët e partisë socialiste të Elbasanit Klevis Xhoxhi dhe Florenc Spaho shprehen me krenari mbi themelin e kësaj shkolle që edhe sot e kësaj dite vazhdon tu shërbejë brezave.
Normalja e Elbasanit, e hapur në dhjetor të vitit 1909, është shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit.