Shtabi i emergjencave në prefekturën Elbasan raporton për situatën e reshjeve në shkallë qarku

0

Ne qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar gjatë natës e orët e para të mëngjesit.

Për pasojë në akset nacionale kemi pasur prezencë inertesh e aluvionesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë tek kthesat e Murrashit në aksin Gramsh-Mollë Grabove, në aksin Elbasan-Rrogozhinë në Murras.

Nuk kemi probleme në qarkullimin e mjeteve. Lumenjtë e përrenjtë kanë prurje mesatare larg pikës së rrezikut. Në furnizimin me energji kemi një fider jashtë punë në Gramsh tek i cili po punohet nga ana e OSHE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu