‘Ndalohen grumbullimet deri më 13 dhjetor’! Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë dy ditë para Kuvendit të Berishës

0

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që kufizon të gjitha grumbullimet si në hapësira e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme deri në datën 13 dhjetor.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që “kërcënon” Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 29.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ministria e Shëndetësisë zgjat afatin e një urdhri ekzistues, që ishte në fuqi deri më 29 nëntor, deri në datën 13 dhjetor, pra dy ditë pas datës 11, kur është thirrur Kuvendi nga Sali Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu