Me vlerë rreth 104 milionë dollarë, sekuestrohet mbi 4 ton kokainë në një varkë

0

Ankara

Në shtetin e Amerikës Qendrore, El Salvador janë sekuestruar mbi 4 tonë kokainë në një varkë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i vendit Nayib Bukele në një deklaratë tha se kokaina 4.1 tonë e sekuestruar ka një vlerë rreth 104 milionë dollarë.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 5 shtetas kolumbianë dhe 2 shtetas nga Ekuadori.

Droga e destinuar për tregun e SHBA-së, kalon përmes rrugës ajrore ose detare fillimisht në Amerikën Qendrore dhe më pas në Meksikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu