Flutura Açka, deputetja nga Elbasani ka reaguar në kuadër të protestës të organizuar prej ish-kryeministrit Berisha.
Nëpërmjet statusit të saj demokratja është shprehur se ata që i besuan PD-së janë të zhgënjyer për mënyrën se si demokratët po shqyejnë njëri-tjetrin.
Deputetja ka mbyllur postin e saj duke thënë, se ata që përçajnë PD-së i dënoftë historia!
Postimi i plotë
Demokratët janë , jo mure, jo dritare, jo orendi!
Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!
Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!
Demokratët janë Ligji, jo muskujt.
Demokratët janë Fjala, jo forca.
Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.
Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.
Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia