Ndahet nga jeta Profesor Riza Hasa

0

Është ndarë nga jeta profesor Riza Hasa.

Profesori i nderuar u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Riza Hasa ishte një nga figurat më të spikatur të Universitetit ‚Aleksandër Xhuvani‘ të Elbasanit.

Ai ishte një nga historianët më të mirë në shkallë vendi. Profesionist, erudit, njeri me kulturë të gjërë.

Mbi të gjitha ai ishte një njeri me virtyte e që gëzonte respekt të gjërë në Elbasan dhe jo vetëm.

Është botues i mjaft librave dhe artikujve shkencorë, pjesmarrës në ekspedita të rëndësishme arkeologjike.

U dhuroi mjaft nga vetja brezave të studentëve që sot ndjehen të pikëlluar për profesorin e tyre të dashur.

Por vepra dhe trashëgimia që ai ka lënë nga pas do u shërbejë brezave që vijnë.

Ikja para kohe nga kjo botë ka hidhëruar pa masë familjen, kolegët, shokët dhe miqtë e tij.

Infowebtv i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes hasa në këtë ditë të vështirë.

Nder dhe respekt për ty profesor! Prehu në paqe!



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu