Ka qenë padyshim fenomeni i këtij viti me golat e tij të shumtë. Ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të klubeve italiane por në të gjithë Europën.
Por mesa duket shërbimet e Dusan Vlahovic do t’i gëzojë Juventus.
Ai mund të largohet nga Fiorentina me një shifër përfundimtare, 75 milion euro.
Ekpserti i merkatos Fabrizio Romano raporton se klubi “vjollcë” e ka pranuar ofertën dhe palët janë gati për të hedhur firmën.
Gjithashtu në këto momente Juventusi po punon për kushtet personale me sulmuesin serb.