Shqiptari pozitiv me Covid del nga shtëpia për të shitur kokainë, “surprizohet” nga policia

0

Karabinierët e La Spezia-s, arrestuan dy shpërndarës droge, të cilëve iu sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe cash.

Operacioni i parë i shërbimit u përmbyll të shtunën, kur ushtarët e seksionit operacional, në një zonë në kufi me Vezzano Ligure, pas disa raportimeve të banorëve, “surprizuan” një 26-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shitur një pako celofoni.

Kjo pako rezultoi se përmbante kokainë. Pasi i shkuan në shtëpi, gjatë kontrollit iu gjetën edhe 7400 euro të tjera cash, të cilat gjithashtu ishin të ardhura nga shitja e drogës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, i arrestuari raportoi se disa ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, nga i cili më vonë u konstatua se nuk ishte shëruar ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu