Lajm i fundit/ Mjeti me pasagjerë përfundon në Shkumbin në aksin Elbasan-Librazhd

0

Elbasan /informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë rreth 5 persona në brendësi të mjetit që ka përfunduar në lumë. Deri më tani nuk raportohet për viktimat.  Deri më tani janë nxjerrë dy persona nga automjeti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu