Nga Ferald Salliu
Ka përfunduar në bashkinë e Elbasanit ‘Lëvizja Olimpike, Gara Sportive në Shkolla 2022’.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim dhe koordinim me Zyrën e Zhvillimit të Politikave të Artit dhe Sporteve të kësaj bashkie nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja dhe në ndjekje nga nënkryetari Artur Guni dhe Drejtori Art Kovaçi.
Aktiviteti u shtri në të gjitha shkollat e mesme të Bashkisë së Elbasanit.
Ky aktivitet kishte si synim nxitjen e dhe frymëzimin e nxënësve të shkollave në lojërat me dorë.
Aktiviteti zgjati disa javë deri në përmbylljen e tij në prag të Festës së Ditës së Verës. Gjatë kësaj veprimtarie u konstatua një pjesëmarrje masive e nxënësve dhe garë e fortë sportive.
Kryetari i Bashkisë Elbasan dhe nënkryetari Artur Guni kanë kurorëzuar ekipet fituese.
Kampione e volejbollit për vajza për shkollat e mesme u shpall shkolla ‘Luigj Gurakuqi’ (Pedagogjikja).
Dhaskal Todri u shpall kampion në volejboll meshkuj.
IMSA kampione në basketboll për femra.
Kostandin Kristoforidhi basketboll meshkuj. Infowebtv