Lamtumirë ballakume e Elbasanit! Kriza i dha efektet e saj edhe në ëmbëlsirën tradicionale të Ditës së Verës në këtë qytet.
Në vitet që shkuan tregëtimi i ballakumes niste dy javë para festës, ndërsa sivjet, kur kanë mbetur dhe 2 ditë nga ardhja e saj, sheh gjithnjë e më pak ballakume në rrugë, sheshe, njësi tregtare. Shkaku tashmë dihet: Kriza!
Infowebtv kreu një investigim në furra dhe në tregje dhe konstatoi se sivjet prodhimi i ballakumes në Elbasan ka rënë në mënyrë drastike. Edhe fabrikat e prodhimit në masë të saj sivjet kanë rënë në nivele minimale.
Arsyeja kryesore është kosto. Që të prodhosh një ballakume të vërtetë nevojiten vezë fshati, miell misri fshati, gjalpë fshati, sheqer i posaçëm, pa përmendur pastaj dry zjarri, enë të posaçme bakri etj. Shkurt një ballokume e vërtetë shkon mbi 200 lekë të reja.
Në një ditë si Dita e Verës Elbasani prodhnte mesatarisht 1 deri në 1.5 miion ballokume. Sivjet mendohet se kjo shifër ka zbritur në 10 fish më pak. Veç kostos së prodhimit, as tregtarët e qyteteve të tjera nuk kanë porositur.
Megjithatë lajm i mirë është se Dita e Verës do të festohet mjaft bukur në Elbasan. Mësohet s etë gjitha lokalet dhe hotelet e qytetit janë prenotuar për 13 dhe 14 mars. Pavarësisht krizës, shqiptarët festojnë sipas mënyrës së tyre. Infowebtv