Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Fondi 1.45 miliardë lekë shkon për naftë pa taksa

0

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se paketa e rezistencës për të mbështetur fermerët është 1.45 miliardë lekë.Me anë të kësaj pakete fermerët do të kenë mundësi për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

“Paketa e rezistencës sociale 1.45 miliardë lekë për naftë pa taksa për ferëmerët”, shkruan Rama.

Kryeministri prezantoi pak ditë më parë paketën e rezistencës sociale me 7 pika për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve së fundmi në vendin tonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu