Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg, Sokol Sanxhaktarin që akuzohet se ka vrarë me sende të forta shokun e tij Florian Lamçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të vitit 2020.
Për Sokol Sanxhaktarin i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” 18 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht.
Për Adriano Hajdari i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 18 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht.
Për Amadeus Lamcja i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” 5 vjet burgim.
Për Mehmet Muça i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” 5 vjet burgim.