BE dhe NATO kërkojnë bllokimin e qiellit mbi Ukrainë

0

Parlamenti i Letonisë ka kërkuar gjithashtu krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë pas parlamenteve të Estonisë dhe Lituanisë. Tashmë Ukraina nuk është e vetme pas kërkesës së saj ndaj Perëndimit për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi territorin e saj.

Sipas REL Parlamenti në Riga, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin hapat e duhur për të mbrojtur jetët e njerëzve. Gjithashtu ligjvënësit nga vendi baltik i BE-së dhe NATO-s kërkuan që të merren masa sa më shpejt për të siguruar korridore të sigurta humanitare në territorin ukrainas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu