109 karroca boshe vendosen në qendër të Lvivit për të kujtuar fëmijët që u vranë nga rusët

0

Për shkak të agresionit të armatosur të Federatës Ruse në Ukrainë, numri i viktimave po rritet. Deri më 18 mars, 109 fëmijë ishin vrarë dhe më shumë se 130 u plagosën. Në qendër të Lviv, aktivistët dhe autoritetet vendase kanë vendosur ditën e sotme 109 karroca bosh për të simbolizuar fëmijët që janë vrarë gjatë pushtimit. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, 109 fëmijë ishin vrarë. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje raportin e zyrës të premten. Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit pasi raportohet se deri më tani 55 fëmijë janë vrarë. Numri i viktimave tek të miturit po rritet çdo ditë e më shumë.

  • Kharkiv – 34;
  • Donetsk – 26;
  • Chernihiv – 29;
  • Mykolaiv – 20;
  • Zhytomyr – 15;
  • Sumy – 14;
  • Kherson – 14


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu