Aksident në Tiranë, motorri merr përpara këmbësorin dhe më pas përplaset me makinën, plagosen 2 persona

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e “Unazës së Re” ku një motomjet me drejtues shtetasin L.D ka aksidentuar fillimisht këmbësorin me iniciale B.M. Pas humbjes së kontrollit motomjeti është përplasur edhe me një automjet që drejtohej nga shtetasi R.GJ.

Si pasojë e përplasjes, të dëmtuar kanë mbetur shtetasit, L.D dhe B.M të cilët po marrin kujdesin e duhur në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu