Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur mbi takimin që ka pasur me ish-eurodeputetin Elmar Peter Brok gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.
Berisha tha se argumenti kryesor që Brook i kishte dhënë kundër drejtimit të PD nga ana e tij isht mosha e tij. Ndërsa ish kryeministri u përgjigj se si kundër-argument i kishte dhënë faktin se vetë SHBA-të qeverisen nga bashkëmoshatari i tij, duke iu referuar kështu presidentit Joe Biden.
Ndër të tjera, ai foli edhe mbi diskutime mbi negociata të mundshme mes tij dhe Bashës, ku sqaroi se nuk kishte pasur diçka të tillë.
Sali Berisha: Unë mendoj se leksioni i 6 marsit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vlerësoj qëndrimin e të gjithë deputetëve që kërkojnë me shumë të drejtë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Unë po punoj dhe do të punoj me të gjithë aftësitë e mundësitë për bashkimin e Partisë Demokratike. Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi ndaj votës së lirë, Lulzim Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit. Unë kam deklaruar se nuk ka përjashtime, është dhe do të jetë anëtar i PD-së, do të ketë të drejtë në të gjithë forumet nëse pranon votën e lirë. S’ka patur negociata, ka patur një zhvillim se s’mund të mohoj, një ish personalitet i rëndësishëm erdhi në Tiranë (ish-eurodeputeti Elmar Peter Brok) dhe unë kam ndjekur atë që ai më tha.
Pyetje: Ai tha që ju kishte sugjeruar se si zgjidhje ishte kandidimi juaj
Berisha: Më tepër mund të them këtë, pasi diksutuam më thotë ‘Sali, në Uashington e Bruksel ka një problem. ‘Çfarë problem ka o miku im’, i them. ‘Më thonë që Berisha është në moshë për këtë detyre’, më tha. ‘Atëherë i dashur miku im, rikthimi është një proces në kompleks, ka të bëjë me një tërësi lidhjesh emocionesh, etj, etj, së dyti. Vetë fakti që ndokush mund të mendojë se kush duhet të jetë kryetar i PD-së, më bën mua që sikur të mos kisha asnjë ndërmendje që të vrapoj për të kandiduar, për të mos lejuar asnjë ndërhyrje. Partia ime do jetë sovrane. Unë e kuptoj këtë që më thua për Brukselin, i thashë, por në Uashington nuk mund ta thotë askush këtë gjë pasi atje drejtojnë bashkëmoshatarët e mi.
Pyetje: Ju vetë ju shqetëson mosha
Berisha: Nuk e konsideroj privilegj eksperiencën që më jep ajo përballë rivalit tim, por nuk e kosndieroj aspak. Më ka pasuruar dhe Berisha kësaj here do të bëjë gjithçka për të marrë më të mirat e mandateve të shkuara për një vision të ri. Qëllim themelor kam që t’i jap fund largimit të të rinjve nga Shqipëria, është e mundur dhe do e realizoj këtë.