Tronditëse! Çdo ditë, 2 divorce në Elbasan!

0

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së bashku.

Nga 1269 padi civile që u bënë në Gjykatën e Elbasanit gjatë vitit 2021, 860 ishin për zgjidhje martesë. Problemet ekonomike, dhuna dhe mungesa e respektit reciprok mbetet ndër shkaqet kryesore që po çojnë të shkatërrim familjet shqiptare.

Teksa kërkesat më të shumta për zgjidhje martese vijnë nga gratë, është vënë re kohët e fundit se edhe burrat po marrin vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tyre. Shumica e çiftëve të divorcuara janë prindër të fëmijëve, ndërsa beteja ligjore për fëmijët është ajo që pason një proces divorci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu