Elbasan/ 32-vjeçari nga lagja “5 Maji” i vjedh portofolin një shtetase në spital, kapet në flagrancë nga policia (Detaje)

0

Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 32-vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në ambientet e qendrës shëndetësore në lagjen “Beqir Dardha”, i ka vjedhur shtetases E. N., portofolin me një shumë parash dhe disa dokumente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 22 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu