Një aksident sapo ka ndodhur pranë postës së Elbasanit.
Sipas burimeve për Infowebtv, bëhet me dije se një makinë ka goditur një tjetër nga mbrapa.
Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me rrethanat e aksidentit në fjalë.