Ekskluzive/ Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, mjeti përplaset në anë të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.

Sipas burimeve për Infowebtv, mjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëmet materiale që i janë shkaktuar makinës prej daljes së saj nga rruga.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu