Elbasan/ Qeni endacak sulmon qytetarin dhe përfundon në spital

0

Një shqetësim ka mbërritur në redaksin e InfowebTv ku një qytetar shpreh problemin e tij me qentë endacakë.

Një burrë është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë endacakë dhe ka përfunduar në spital në qytetin e Elbasanit. Qentë e kanë kafshuar atë në këmbë duke i shkaktuar plagë.

Nga ana tjetër bashkia Elbasan, shprehet se po punon për gjetjen e strehimit të qenve, pasi kanë mbushur rrugët e qytetit, duke u kthyer edhe në rrezik për banorët.

Qytetari shprehet i shqetësuar se këto endacakë janë kthyer në rrezik për banorët e qytetit dhe se nuk është hera e parë që këto endacakë sulmojnë jo vetëm burra dhe gra, por edhe fëmijë. /InfowebTv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu