Blendi Himçi u zgjodh kryetar i degës së PD në Elbasan.
Në garë për kreun e degës së PD ishin Blendi Himçi, Sonila Daiu, Eljor Vila, Klodiana Çapja dhe Eljona Gremi.
Në përfundim të procesit të votimit votat u ndanë si më poshtë:
Eliona Gremi 68 vota, Sonila Daiu 79 vota, Klodiana Çapja 198 vota, Elior Vila 40 vota dhe Blendi Himçi 765 vota.
Në fund të procesit të numërimit të pesë kandidatët ishin bashkë ndërkohë që kryetari I ri Blendi Himçi u shpreh se ‘kjo ishte një ditë e veçantë për demokratët elbasanas, mënyra më e paqtë e të votuarit dhe një aleancë e paqtë mes gjithë kandidatëve.
Sot nuk ka asnjë të humbur. Ne jemi të gjithë bashkë. Ne na presin sfida shumë të mëdha dhe punë të mëdha për degën e PD që të gjithë bashkë do të arrijmë dhe do të fitojmë zgjedhjet lokale të vitit që vjen’. Infowebtv