Festohen pashkët edhe në Elbasan. Besimtarët urojnë përfundimin e luftës në Ukrainë!

0

U festuan mbrëmë pashkët ortodokse në të gjithë kishat e qarkut të Elbasanit.

Besimtarët kishin mbushur kishat dhe pritën ringjalljen e Krishtit. Më pas ata uruan dhe përqafuan njëri-tjetrin për një vit më të mbarë dhe të begatë.

Në kishat ortodokse të qytetit të Elbasanit priftërinjtë organizuan mesha dhe përcollën mesazhe paqeje e lumturie.

Ceremonia kryesore u udhëhoq nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësia e tij Andoni.

Para mikrofonit besimtarët uruan pashkët dhe një vit ringjallje në çdo aspekt. Kishte prej tyre që uruan dhe përfundimin sa më parë të luftës në Ukrainë. Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu