Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar qytetin më të “lakmuar” në Shqipëri nga hetuesit belgë, ku besohet se kanë pikënisjen shumë krime që kanë tronditur vendin tonë gjatë viteve të fundit. E ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, Lala tha se edhe njerëzit e politikës që janë sot në burg nuk janë më të mëdhenjtë por janë pjesë e një vorbulle ku kanë pjesën e tyre.
Sipas saj, hetuesit belgë kanë vendosur që të zbarkojnë vetë në terren pasi kishin dyshime se disa oficerë policie i kishin “dekonspiruar”.
“Një rast në Elbasan, me bandat atje ku edhe Belgët janë shumë të interesuar. Një nga oficerët e policisë që kishte kryer veprime hetimore për ta vetë ishte i përgjuar pasi prokuroria dyshonte se kishte dhënë informacione. Prokurori kishte dhënë urdhër për përgjimin e tij.
Kur nisi procesi i vettingut u tha se do të sekuestrohen prona, miliona, resorte. A ishte i nevojshëm? Patjetër, por fryrja e madhe se do zbulojmë resorte dhe milionat. Edhe tre njerëzit e politikës që janë sot në burg nuk janë më të mëdhenjtë por në vorbull kanë pjesën e tyre,”-tha ajo ndër të tjera, por preferoi që të mos jepte emra.