Pamje Ekskluzive/ Përfshihen nga flakët varrezat në Papër, Elbasan

0

Papër- Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Papër të Elbasanit.

Sipas burimeve për Infowebtv, një zjarr i madh ka përfshirë varrezat e këtij fshati, i cili është vënë në dukje nga banorët.

Mësohet se shkak i zjarrit janë bërë disa persona të cilët kanë shkuar të ndezin qirinj për muajin e ramazanit, dhe pas disa orësh flakët kanë përfshirë të gjithë hapësirë e varrezave.

Disa banorë kanë tentuar për të shuar flakët, por ka qenë e pamundur për to.

Policia dhe ekipet e zjarrfikësve sapo kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e vatrave të zjarrit dhe për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje. InfowebTv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu