ELBASAN– Historia e arratisë së dy fëmijëve të dashuruar në Elbasan është kthyer në lajm dite.
Duket se 13-vjeçarët kishin kohë që po kurdisnin planin e largimit të tyre.
Kjo për arsye se ndoshta familja kishte pikasur vajzën dhe e ruante me kujdes. Madje mësohet se nëna e sillte dhe e merrte nga shkolla edhe pse vajza tashmë ishte rritur.
Djali dhe vajza mësohet se janë larguar nga banesa të shtunën paradite.
Vajza ka bërë 2 orë mësim dhe është larguar e kjo dëshmohet edhe nga kamerat e shkollës, ndërsa djali duket se nuk është paraqitur fare në shkollë e merrej me ‘planin’ e arratisjes.
Shoqet e të miturës tregojnë se 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin për largimin e planifikuar, ndërsa djali nga ana tjetër kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të siguruar të holla.
Dhe të shtunën kanë vendosur të largohen.
Hetimet paraprake trgojnë se të dy janë furnizuar mirë e mirë me ushqime në një supermarket.
Më pas kanë faturuar një taksi e cila i ka lënë në ‘Qytetin Studenti’. Këtë e dëshmon edhe vetë taksisti.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre ndonëse policia dhe familja po i kërkojnë kudo.
Duket se një ‘dashuri e ndaluar’ ka bërë që fëmijët të ndëmarrin aventurën të cilën do ta kujtojnë gjithë jetën për atë që bënë.
Prindërit shprehen të frikësuar për fatin e vajzës pasi dyshojnë se ajo mund të jetë përfshirë në ndonjë rrjet trafikimi.
Kërkimet vazhdojnë. Infowebtv