Detaje të reja nga zhdukja e adoleshentëve nga Elbasani: Vajza iku nga shkolla…

0

ELBASAN– Prej ditës së premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët dhe mendohet se janë zhdukur bashkë. Deri më tani është bërë me dije se e mitura ka dalë nga shkolla kur ishte koha e pushimit të gjatë, ndërsa kanë qenë shoqet ato që i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Po sipas shoqeve të saj, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin për largimin e planifikuar, ndërsa djali nga ana tjetër kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të siguruar para. Kështu që vendosën të largoheshin të premten, pa asnjë shenjë. Adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë, duke përdorur një taksi si mjet transporti.

Të afërmit e fëmijëve kanë thënë më parë se kanë kontaktuar me taksistin me të cilin të miturit janë larguar drejt Tiranës dhe ai u ka pohuar se ditën e hënë rreth orës 13.00 i ka zbritur fëmijët tek “Qyteti Studenti”, mirëpo që nga ai moment nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Dy adoleshentët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu