Dy turistë të huaj rezultojnë të humbur në luginën e Valbonës, mes Thethit dhe Valbonës.
Burime pranë policisë Shkodër bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje specialistë të policisë së zonës në bashkëpunim me banorë të zonës po vijojnë kërkimet.
Dyshohet se turistët janë rrëzuar në një greminë, ndërkohë që ende s’ka asnjë kontakt me ta.
Policia e Shkodrës dhe e Tropojës po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.
Dyshohet se si pasojë e rrëzimit ato të kena marrë lëndime të rënda.