SPANJË– Frikë e madhe në ‘Camp Nou’ në takimin midis Barcelonës dhe Celta Vigos. Dy lojtarët e Barcelonës, Gavi dhe Ronald Araujo ishin protagonistët e pafat të një përplasjeje në mesfushë.
Nga pamjet dukeshin se lojtari spanjoll mund të dëmtohej rëndë, por Araujo nuk u çua dhe tregoi vështirësi në frymëmarrje. Stafi mjekësor i Barcelonës i shkoi menjëherë në ndihmë, por si për ironi të fatit pati për disa minuta pati edhe bllokim të barelës në momentin kur po futej në autoambulancë.