Atentati ndaj administratorit të shkollës private në Tiranë dyshohet se u porosit nga Suel Çela, si i shpëtoi i shumëkërkuari prangave të SPAK

0

Mes 18 urdhër arresteve të finalizuar nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, është edhe emri i autorit të dyshuar për plagosjen e Lulzim Mashës, Skerdi Tasi i cili ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje.

Ai i ka thënë trupit gjykues se ngatërroi shënjestrën ditën e ngjarjes dhe u largua me vrap. Por dëshmi të reja kanë nxjerrë në dritë një tjetër pistë hetimi.

Dyshohet se personi që porositi atentatin ndaj Lulzim Mashës të jetë pikërisht Suel Çela. Kjo ka rezultuar nga dëshmia e Nuredin Dumanit.  Sipas tij, Çela i kishte vënë gjobë Mashës dhe ky i fundit nuk e kishte paguar.

Kjo ka bërë që ndaj Skerdi Tasit të shtohet një tjetër masë sigurimi “arrest me burg”. Suel Çela duket të jetë një nga emrat që i shpëtoi prangave ditën e sotme.

Kush është Suel Çela

Suel Çela nga Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu