Kush është gjyqtarja që firmosi 32 arrestet për të shkatërruar 8 grupet kriminale?

0

Atalanta Zeqiraj është gjyqtarja e cila ka firmosur këtë të enjte 32 arrestet ku u shkatërruar 8 grupet kriminale.

Kush është gjyqtarja Atalanta Zeqiraj?

Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në 30 qershor 2021.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Atalanta Zeqiraj.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan, ndërsa magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri të paluajtshme, por përdorte pa kundërshpërblim një apartament të blerë nga babai i saj në Vlorë.

Prej KPK-së u konkludua se babai i subjektit kishte pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e apartamentit në Vlorë dhe të një tjetri në Tiranë – edhe kjo pasuri e përdorur nga gjyqtarja Zeqiraj gjatë kryerjes së stazhit, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu