Nuredin Dumani rrëfen pse nuk e ekzekutoi Endrit Doklen: I mora 100 mijë euro Ervis Martinajt, por…! Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

0

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë edhe Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar para prokurorëve të SPAK.

Sipas News24 në dëshminë e tij, Nuredin Dumani, ka deklaruar se nuk donte të vriste Endrit Doklen. Gjithashtu ka treguar se i ka marrë paratë Ervis Martinajt dhe se kërkonte konflikt me të.

Ndër të tjera sipas dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.

Po ashtu, një tjetër detaj tronditës nga bota e krimit, e shkruar në dosjen hetimore tregon se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Referuar dosjes hetimore të SPAK, thekson se Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli. Një tjetër krim që i është kërkuar të kryhet nga Dumani është dhe porosia që ka bërë Suel Cela, i cili i ka kërkuar që të vrasë një biznesmen.

Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu