Detaje pikëlluese! Dy fëmijët e mbytur ishin vëllezër, i madhi u kthye të shpëtonte të voglin u mbytën të dy. Babai humb ndjenjat

0

Detaje tragjike janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku dy fëmijë u mbytën në liqenin e Prushit.

Mësohet se dy të miturit janë vëllezër dhe përkatësisht janë 11 dhe 13 vjeç, banues në fshatin Vaqarr i ri. Ata ishin futur në liqen së bashku me 4 shokë të tjerë për t’i ‘shpëtuar’ vapës, por nuk kanë mundur dot të dalin që aty.

Në fillim ka ngelur 6-vjeçari brenda ujit, ndërsa tjetri është kthye për ta shpëtuar, por fatkeqsisht u mbytën të dy. Po ashtu mësohet se të miturit përdornin një litar për tu zhytur, duke u varur dhe më pas hedhur në ujë.

Një skenë e trishtë ka qenë ajo e babit të tyre kur i ka parë ata të vdekur të dy. Ai ka humbur ndjenjat në vendin e ngjarjes.

Ka qenë stafi mjekësor ai që i ka dhënë ndihmën e parë.

Bëhet me dije se familja kishte dy djem dhe një vajzë dhe ishin në gjendje jo të mirë ekonomike. Liqeni është më shumë se tre metra i thellë, por nuk ka pasur më parë asnjë ngjarje të kësaj natyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu