Vrau Caroline Crouch, Babis pritet të transferohet në një tjetër burg

0

Protothema shkruan se vrasësi 33-vjeçar do tw transferohet në burgun e Malandrinos.

Babis Anagnostopoulos kalon ditët e fundit në krahun VIP të burgut të Korydallos. Protothema shkruan se vrasësi 33-vjeçar do tw transferohet në burgun e Malandrinos.

Piloti pritet të transferohet brenda një jave, pasi si i dënuar nuk mund të qëndrojë në IEVP Korydallos dhe kështu do të duhet të transferohet në një burg tjetër, për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm dhe 11 vite të tjera dënim me burgim, për vrasjen e Caroline Crouch.

Piloti, në një gjendje të qetë shpirtërore, po pret transferimin e tij dhe duket se ka filluar të kuptojë se do të kalojnë shumë vite brenda 4 qelive.

Ngjarja ndodhi majin e vitit të shkuar. Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu