Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Librazhd, në spital 3 vajza dhe një djalë i ri

0

Elbasan- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime për InfowebTv bëjnë me dije se 3 vajza po udhëtonin me mjetin tip “BMW” ndërsa një djalë po udhëtonte me mjetin tip “Fiat”.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë dalja gabim nga kryqëzimi i cili kalon nga Fish City. Në spital është dërguar 20-vjeçari, drejtues i automjetit tip “Fiat”.

3 vajzat janë transportuar me mjete private drejt kirurgjisë së Elbasanit. Mësohet se kanë pësuar të çara në ballë dhe vetull ndërsa djali te krahu. InfowebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu