“Shqipëria dhe Mali i Zi na mbështesin”, Zelensky në konferencë me Ramën dhe Abazoviç: Nuk jemi konkurrentë për anëtarësim në BE

0

Kryeministri shqiptar, Edi dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbajtur një konferencë të përbashkët ku kanë folur lidhur me sfidat për anëtarësimin në BE dhe mbështetjen që vendet e Ballkanit i kanë dhënë Ukrainës.

Zelensky ka shkruar se Mali i Zi,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbështesnin Ukrainën për të marrëstatusin e vendit kandidat për në BE, ndërsa shtoi se në këtë rrugë nuk ishin konkurrentë por bashkëpunëtorë.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e shtetit tonë të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë mundësi të njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazović faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”– shkruan Zelensky në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu