Kleviol Ahmeti ose siç njihet ndryshe Cllevio Serbiano u arrestua javën e kaluar pasi theu masën e “arrestit shtëpiak” dhe u përfshi në një sherr me Noizyn. Më parë Cllevio êshtë arrestuar për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’ dhe arrestimi i fundit êshtë për shkak të “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Avokati i tij Ndue Pjetra gjatë një emisioni televiziv tha se veprat penale për të cilat akuzohet Cllevio janë sipas tij “një gram hashash” (‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’) dhe “dy thika që i ka blerë në dyqan” (‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’). Më tej ai ka treguar se Gjykata e Lushnjës e ka lënë në burg (“arrest me burg”) deri në përfundimin e hetimeve dhe Gjykata e Apelit pasi kanë mbaruar hetimet e ka kthyer në arrest shtëpie.
Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi një fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur…
Lidhur me incidentin me Noizyn dhe pse kishte shkuar te lokali i tij, avokati ka thënë se kishte shkuar t’i kërkonte falje për ato që kishte thënë dhe më pas është sulmuar nga Rigels Rajku dhe ekipi i tij.
Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur
Ai ka treguar gjithashtu se Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg dhe se para incidentit, i kishin mbetur vetëm edhe disa ditë për t’u liruar pasi largimi nga vendi i qëndrimit ka pasur të bëjë me largimin e tij drejt spitalit dhe prokurorisë.