Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Elbasanit s’bojkotojnë: Vijon puna rregullisht

0

ELBASAN– Dhoma e Avokatisë në Elbasan nuk do të vazhdojë bojkotin për hartën e re gjyqësore, duke vijuar nga sot punën normalisht. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Demir Çiftja deklaroi se në Elbasan vazhdojnë gjykimet  rregullisht, deri në një vendim të dytë, që do të komunikohet nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Jemi ne pritje të reagimit qeveria, e cila duhet të marrë ne konsideratë kerkesat e bëra nga perfaqesuesit e Dhomes Kombetare të Avokatëve .Mbetemi ne pritje te reagimit te komisionit te ligjeve për Hartën e re Gjyqësore dhe te vendimit te qeverise lidhur me këtë çështje. Dhoma e Avokatise Elbasan mbeshtet vendimet e cdo Dhome Avokatie qe vazhdon bojkotin”, shprehet kreu i avokatëve të Elbasanit.

Dhomat e Avokatisë në rrethet e tjera të vendit, si në Shkodër, Fier, Korçë, Lushnjë, Lezhë, vijojnë bojkotin, në pritje që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre për hartën e re gjyqësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu